Shkurt.ch

1.4 miliardë franga dëme, nga kriminaliteti ekonomik në Zvicër

Gjykatat zvicerane kanë trajtuar vitin e fundit raste të kriminalitetit ekonomik me një humbje të përgjithshme prej 1.4 miliardë frangash zvicerane. Bëhet fjalë për një rekord të ri, sipas një sondazhi nga firma konsulente KPMG.

Në krahasim me vitin 2015 dëmet nga kriminaliteti ekonomik arritën 280 milionë franga zvicerane. Arsyeja për rekord është veçanërisht rasti i Behring-ut, sipas studimit. Në rastin më të madh të mashtrimit të historisë së re zvicerane, dëmi arriti në rreth 800 milionë franga zvicerane.
Ka pasur tri raste të tjera me dëme prej mbi 125 milionë frangash, përcjell albinfo.ch.