Bota

1.5 milion turq mund të marrin pasaportën gjermane, por nuk e dëshirojnë

Rreth tre milion turq jetojnë në Gjermani. Gjysma e tyre nuk kanë pasaportën gjermane, shkruan focus.de.

Një anketë e kryer nga „Deutschlandfunk“ në 2015 tregon arsyet e vërteta se pse 1.5 milion turqi nuk dëshirojnë natyralizimin: rreth dy të tretat u përgjigjën se nuk duan të humbin nënshtetësinë e vendit të origjinës, nëse ata marrin pasaportën gjermane. Gjermania nuk lejon dyshtetësinë – përveç shteteve anëtare të BE. Një e treta e turqve deklaruan se pasaporta gjermane nuk ju sjell avantazhe.

Nga viti 2000 janë natyralizuar dy milion persona në Gjermani, në vendin e parë janë përsëri turqit, ndjekur nga polakët, ukrainasit dhe kosovarët.