Të tjera

1 milion klikime për një ditë

Ajo të premten ka publikuar klipin dhe këngën “Redrum” dhe sukseset kanë qenë të menjëhershme. Kjo këngë është klikuar më shumë se një milion herë vetëm gjatë ditës së premte

Era Istrefi po vazhdon me sukseset e saj. Ajo tashmë është një këngëtare shumë e popullarizuar dhe këngët e saj janë hite të mëdha, shkruan albinfo.ch.

Ajo të premten ka publikuar klipin dhe këngën “Redrum” dhe sukseset kanë qenë të menjëhershme. Kjo këngë është klikuar më shumë se një milion herë vetëm gjatë ditës së premte.

Kjo dëshmon për suksesin e saj, derisa ajo u bë e njohur me këngën ‘Bon Bon’, që ka më shumë se 300 milionë klikime.

Ajo u paraqit në disa televizione evropiane, kishte shumë koncerte, si dhe fitoi shumë çmime.