Uncategorized

10.05 % e votuesve votuan deri në orën 11:00

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka është shprehur se deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues, ose 10.05 % e votuesve.

Daka ka thënë se numri i votuesve deri në këtë orë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2013 është më i vogël, përcjell albinfo.ch.

“Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 për qind e votueseve. Krahasuar me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013, në të njëjtën kohë kanë votuar 214 mijë e 29 votues apo 12.03 për qind e votuesve. Duke u mbështetur nga informacionet në qendrat e votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht”, ka deklaruar Daka në konferencën për media.