Shqipëria

10 arsye për të vizituar Shqipërinë më 2018

Ndër arsyet tjera janë edhe çmimet e lira, si dhe ushqimi i mirë

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë për Shqipërinë dhe bukuritë e saj, derisa edhe një herë theksojnë se duhet vizituar patjetër.

E radhës që shkruan është “Huffingon Post”, që jep edhe dhjetë arsye, pse duhet vizituar Shqipërinë gjatë vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Autorja tregon për njerëzit që janë shumë tolerant dhe i duan të huajt, derisa gjithashtu e dinë gjuhën angleze dhe janë shumë të shoqërueshëm.

Arsye tjetër jepet bukuritë natyrore që ka, si dhe mund të shkoni shumë lehtë.

Ndër arsyet tjera janë edhe çmimet e lira, si dhe ushqimi i mirë.

“Huffingon Post” rekomandon që gjithsesi të vizitohet Shqipëria gjatë vitit 2018.