Shqipëria

10 destinacione të reja fluturimi në sezonin turistik

Dhjetë destinacione të reja fluturimi dhe tre të tjera me dyfishim kapaciteti shtohen në këtë prag sezoni turistik, shkruajnë mediat shqiptare.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka miratuar kërkesën për këto linja, të cilat do të funksionojnë gjatë gjithë periudhës së sezonit veror dhe pritet të kenë ndikim të madh në numrin e turistëve për këtë vit, përcjell albinfo.ch.

Destinacionet e reja Charter:

  1. Helsinki-Tiranë. Fluturim në periudhën 11 maj-28 shtator.
  2. Kopenhagë-Tiranë. Fluturim në periudhën 2 qershor – 18 gusht.
  3. Budapest-Tiranë.
  4. Moskë-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 qershor-11 shtator.
  5. Stokholm/Oslo/Goteborg. Fluturim në periudhën 12 maj – 2 tetor.
  6. Goteborg-Tiranë. Fluturim në periudhën 6 qershor – 3 tetor.
  7. Gdansk/Poznan/Varshavë/Pragë/Katowice/Londër/Gatwick. Periudha e fluturimit nga qershor deri në shtator.

Destinacionet e reja:

  1. Tel Aviv-Tiranë. Periudha e fluturimit fund qershori deri më 26 tetor.
  2. Luton-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 prill deri më 27 tetor.