Bota

10 mijë emigrantë në Itali jetojnë në qiell të hapur

Rreth gjysma e migrantëve të pastrehë janë vendosur pa leje në ndërtesa të braktisura, jashtë ndërtesave, në tenda, kasolle dhe kontejnerë

Rreth 10.000 emigrantë të bllokuar në Itali jetojnë në vendbanime të improvizuara, ndërtesa të braktisura, ose jetojnë jashtë, derisa janë në procedurën e kërkesës për azil, sipas organizatës “Mjekët pa Kufi”, shkruan albinfo.ch.

Organizata “Mjekët pa Kufi” ka publikuar kërkime mbi vendosjen e emigrantëve në Itali, gjatë një fushate zgjedhore që ndikoi në të shtënat mbi migrantët javën e kaluar dhe u bënë thirrje politikanëve për dëbime masive të emigrantëve.

Rreth gjysma e migrantëve të pastrehë janë vendosur pa leje në ndërtesa të braktisura, jashtë ndërtesave, në tenda, kasolle dhe kontejnerë. Që nga fundi i vitit 2016 humbën jetën 15 emigrantë duke u përpjekur për të arritur në Francë, në “kalimet e tyre vdekjeprurëse” mbi Alpet.