Bota

10 shtetet që kanë kualitetin më të mirë të jetës

Në listën vjetore të “US News & World Report” u gjetën Kanadaja, Zvicra dhe Gjermania.

Krahasuar me vitin e kaluar, Gjermania ka përparuar dhe ka tejkaluar Britaninë e Madhe, shkruan albinfo.ch.

Në vendin e 78-të në mesin e 80 vendeve u gjet Serbia, e cila është vetëm përpara Angolës dhe Algjerisë, për shkak të jetesës së dobët, fuqisë, kulturës.

Hungaria është e 38-ta, Kroacia e 50-ta, Sllovenia 53, Rumania 54, Bullgaria 56, ndërsa BH, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk janë të listuara fare.

Në 10-shen e lartë janë Japonia, Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Holanda.

Për të dytin vit radhazi, Shtetet e Bashkuara bien në listë dhe për shumëkë kjo rënie është e lidhur me presidentin Donald Trump.
Për ta bërë këtë janë anketuar 21,000 njerëz në mbarë botën.

https://www.cnbc.com/2018/01/27/us-news-world-report-10-countries-with-the-best-quality-of-life.html