Fotolajmi
10 vendet më të bukura në botë për t’i vizituar
Bregu Amalfi është cilësuar si vendi më i mirë për ta vizituar, derisa edhe vendet tjera janë të mrekullueshme. Secili duket më i mirë se tjetri me pamje madhështore
Bota ka shumë vende me të vërtetë të pabesueshme dhe madhështore për t’i vizituar, shkruan “thetrendspotter.net”.
Nga mrekullitë natyrore e deri në strukturat arkitekturore të mendjes, ne jemi të bekuar me vende të shumta mahnitëse në tokë, përcjell albinfo.ch.
Problemi i vetëm është se nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i vizituar të gjithë këto vende. Nëse dëshironi të shkurtoni listën, atëherë ne ju ndihmojmë me përzgjedhjen e dhjetë vendeve më të mira për të udhëtuar.
Në vendin e parë sipas këtij klasifikimi është Amalfi Coast. Shkëmbinjtë e pastër, një breg i thyer me plazhe të vogla dhe fshatra simpatike të peshkimit me ngjyra të shumëllojshme e bëjnë Bregun Amalfi një shembull të shquar të një peizazhi mesdhetar. Destinacioni turistik ka një shtrirje prej 50 km gjatë bregdetit jugor të gadishullit të Sorrentos në Itali, në rajonin e Campanis dhe është një nga vendet më të bukura në botë.
Në vendin e dytë është Antarktida. Ka një arsye pse njerëzit duan ta vizitojnë kaq shumë këtë vend. Edhe pse kontinenti është i ftohtë, ai është gjithashtu befasues me pamje mahnitëse. Kjo zonë e pabanuar është me plot gjëra fantastike për t’u parë.
Ndërkohë vendet tjera në top-dhjetë vendet më të mira në botë për t’i vizituar janë:
- Arashiyama Bamboo Forest, Japan
- Bagan, Myanmar
- Benagil Sea Cave, Algarve, Portugali
- Blue Lagoon Island
- Charmonix
- Cliffs of Moher, Ireland
- Grand Canyon
- Great Barrier Reef
https://www.thetrendspotter.net/2017/07/beautiful-places-in-the-world-to-visit.html
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Gjykimi i shqiptarit për vrasjen e dyfishtë në Bazel, nën masa të forta sigurie Ai është dërguar në Gjykatën Penale mëngjesin e së hënës me një automjet të blinduar të...
-
Dikur i mbylli, LDK tani me prioritet riaktivizon nëndegët në mërgatë
-
Shoqata ‘Smira” mbledh bashkatdhetarët në Gjenevë
-
Artistet kosovare, Agona Shporta e Tringa Sadiku, më 2 maj, me koncert në Cyrih
-
Taravari: Asnjë proces i rëndësishëm për vendin nuk është bërë pa diasporën
Jeta në Zvicër
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt i Kino Kosova...
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!
-
Miliarderi zviceran jep 243 milionë dollarë për demokratët amerikanë, “çmenden” republikanët