Sport

100 mijë euro bonuse për të mundur skuadrën zvicerane

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj do të jep si shpërblim 100 mijë euro për ekipin në raste fitoreje ndaj Young Boys dhe 50 mijë në rast të barazimit

Skuadra shqiptare, Skënderbeu të enjten do të përballet me Young Boys në Elbasan në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan albinfo.ch.

Pas humbjes nga Dinamo Kiev, Skënderbeu kërkon rezultat pozitiv ndaj asaj zvicerane, që është në formë të jashtëzakonshme, duke qenë lidere në Superligën e Zvicrës.

Sipas mediave shqiptare, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj do të jep si shpërblim 100 mijë euro për ekipin në raste fitoreje ndaj Young Boys dhe 50 mijë në rast të barazimit.

Ndeshja tjetër e këtij grupi do të zhvillohet ndërmjet Partizanit dhe Dinamo Kiev. Dy skuadrat e para kualifikohen tutje.