Kosova
100 mijë euro gjoba për partitë në zgjedhjet lokale në Kosovë
Njëqind mijë euro është shuma e përgjithshme e gjobave të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë periudhës trijavore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017
Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku ka thënë se gjobat e shqiptuara nga PZAP-i për shkeljet në fushatë për këto zgjedhje janë më të ulëta sesa në zgjedhjet paraprake.
“Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013 shuma e gjobave ka qenë 190,550 euro, ndërsa deri më tani për këto zgjedhje lokale ndaj subjekteve politike janë shqiptuar gjoba mbi 100,000 euro si dhe në bazë të LZP-së mund të dënohen deri në 50,000.00 euro””, ka thënë Desku.
Gjoba për shkelje në fushatë i janë shqiptuar Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re, lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Alternativës, etj.
Dënime do të paguajnë edhe kandidatët e këtyre partive për kryetarë komunash si: Lirak Çelaj (PDK) 3500 euro, Shpend Ahmeti (LVV) 2000 euro, Mimoza Kusari (Alternativa) 3500 euro.
Kandidatët tjerë ndaj të cilëve ka pasur ankesa dhe janë shqiptuar gjoba nga PZAP-i janë:
Selim Pacolli, kandidat i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Imri Ahmeti, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Burim Berisha, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës; Agim Bahtiri, kandidat i AKR-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës; Muharrem Sfarqa, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Ferizajt dhe Agim Veliu, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës.
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër