Bota

11-vjeçari afgan kryen vetëvrasje, nuk mund të mbajë familjen 6-anëtarëshe

Policia austriake ka deklaruar se janë duke hetuar vetëvrasjen e një emigranti 11-vjeçar afgan, shkruan ‘thelocal.at’.

Ai vdiq në një spital afër Vjenës të hënën, pasi u pranua një ditë më parë, derisa ende nuk është e qartë se pse e vrau veten, përcjell albinfo.ch.

Djali dhe familja e tij kishin jetuar në një qendër refugjatësh në Baden, në jug të kryeqytetit, që nga viti i kaluar, kur një fluks rekord i emigrantëve arriti në Austri.

Mediat kanë raportuar se djali ndihej i paaftë për t’u përballur me kujdesin për gjashtë vëllezërit e motrat e tij, pasi vëllai i tij 23-vjeçar e la atë në krye, si më të madhin.

Sipas transmetuesit publik ‘Oe1’, zyrtarët ishin njoftuar për gjendjen e pasigurt të familjes, por nuk reaguan.

Autoritetet kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk kishin vënë re ‘asgjë të pazakontë’.

Avokati i popullit austriak, Guenther Kraeuter, njoftoi të premten se do të hapte një hetim në lidhje me këtë çështje.

Që nga viti 2015, Austria ka marrë 150 mijë kërkesa për azil.