Fun

110 km/h me skateboard nëpër rrugët e Afrikës së Jugut

Një video në “Youtube” është bërë shumë e shikuar me një ngasës të pasionuar të skateboard-it


24-vjecari, Decio Lourenco me skateboard në një kodër të Kaptown të Afrikës së Jugut ka vozitur me shpejtësi 110 km në orë. Atë e kishte ndjekur një shok me veturë duke e filmuar me kamerë. Në mënyrë spektakolare, ai ka manovruar dhe ka frenuar me shpejtësi të plotë!

Decio tani është bërë një yll në Youtube. Tashmë videoja ka arritur 466 mijë klikime në Afrikën e Jugut. Afërsisht në mes të videos mund të shihni se si një radar e ka fotografuar 24-vjeçarin me skateboard. “Deri tash asnjëherë nuk jam fotografuar nga radari”, thotë Lourenco për gazetën “Cape Times”.

Një analizë e mëvonshme tregon se 24-vjeçari po “fluturonte” me shpejtësi 110 kilometra në orë. Rekord botëror që ishte shënuar deri më tani është 130 kilometra në orë.

Edhe pse Decio Lourenço në Kapetown vlerësohet si një hero, ai tani është zemëruar shumë. Tashmë është ngritur padi kundër tij.