Kosova

12 familje bëhen me shtëpi për festën e Bajramit

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka bërë me shtëpi 12 familje me nevojë

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” po vazhdon të ndihmojë familjet që kanë nevojë.

Për festën e Kurban Bajramit, që është të martën, kjo shoqatë ka bërë me shtëpi 12 familje, njofton faqja e saj në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.

“Ishim në komunën e Likovës, konkretisht në fshatin Sllupqan, në fshatin Hotel dhe në fshatin Mateç, ku u dorëzuam çelësat e shtëpive të reja tri familjeve. Për të tria familjet ka kontribuar edhe komuna e Likovës, me shumën prej 2500 euro për secilën familje. Gjithashtu i kemi dorëzuar çelësat e shtëpive për tri familje, dy në komunën e Podujevës dhe një në Skenderaj”, bën të ditur Shoqata, që do të japë çelësat edhe për gjashtë familje të tjera para festës së Kurban Bajramit.

Kjo shoqatë ka bërë me shtëpi shumë familje, derisa ndihmë të madhe kanë dhënë edhe mërgimtarët.

Kujtojmë se shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka nisur një nismë për të ndërtuar 50 shtëpi.