Bota

12 vjeçari pret tre ditë për të vendosur gjips në dorë të thyer

Dymbëdhjetëvjeçari me krah të thyer është dashur të pres tre ditë për gjips
Gjatë një ndeshje futbolli, një fëmijë ka thyer krahun. Në Spitalin Kantonal në Liestal, mbrëmjen e së premtes ai ka përjetuar një surprizë të pakëndshme. Gjipsi është në dispozicion vetëm gjatë ditëve të javës,  përgjatë orarit të punës.
“Përse vallë ne paguajmë tatim?”, parashtron pyetjen Josep C. Prindi spanjoll nga Liestali, më 25 maj të së premtes, rreth orës 18.00 e kishte dërguar djalin e tij 12-vjeçar, në departamentin e emergjencës të Spitalit Kantonal në Liestal. Djali i tij ka qenë duke luajtur futboll në rrugë, kur papritmas pëson një frakturë të kockave në krahun e majtë. Mjeku e këshilloi që fëmija të mbajë krahun në gjips për tre javë. Por, infermieri i gjipsit tashmë ka qenë në pushim të fundjavës. Për vendosjen e krahut në gjips. Josepi është njoftuar të shtunën, kur ai u përpoq të bëjë një termin për trajtim. “Një spital kantonal pa gjips në fundjavë?”, parashtron pyetjen spanjolli i dëshpëruar.
Më në fund, vetëm të martën djalit të tij i është vendosur gjipsi. Por, edhe gjatë kësaj ka pasur sërish vështirësi: infermieri nuk e ka pasur të qartë se çfarë gjipsi duhet t`i vendos fëmijës, ndërsa mjeku nuk ka qenë në shtëpi. Për shkak të raportit të humbur, është dashur të qartësohej çështja përmes telefonatave. Josepi u ankua me shkrim në Spitalin Kantonal të Liestalit.
Atje rasti është i njohur. Spitali Kantonal i Basellandit, në një deklaratë të tij shkruan për “dështim procedural dhe komunikativ” në këtë rast. Ndërkaq, mjekja specialiste në departamentin e emergjencave ka njoftuar gjithashtu në telefon Josepin dhe “sinqerisht ka kërkuar falje”.
Spitali gjithashtu ka konfirmuar se një përkujdesës i specializuar për vendosjen e gjipsit është i pranishëm, vetëm nga e hëna deri të premten, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Është e zakonshme që edhe në spitalet e tjerë infermierët e gjipsit nuk janë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Në raste urgjente, megjithatë, vendosja e veçantë e gjipsit mund të garantohet në çdo kohë nga një mjek ortopedik, ka pohuar zëdhënësja e spitalit. “Pavarësisht nga rasti aktual, qendra emergjente së bashku me klinikën për ortopedi, tashmë janë duke punuar për zhvillimin e një koncepti të vendosjes së gjipsit”, thotë ajo.
Megjithatë, spitali ka nënvizuar se pacienti në asnjë rast nuk ka qenë në rrezik. Gjëja më e rëndësishme është stabilizimi, dhe kjo është e garantuar edhe me një përforcues stabil.
Një anketë në Spitalin Universitar të Bazelit ka dëshmuar: Edhe nëpër qendrat më të mëdha emergjente në rajon, djali do të duhej të priste për gjipsin e tij. Jashtë orarit të zakonshëm të punës, dhoma e vendosjes së gjipsit nuk është në dispozicion.