Sport

12-vjeçari që po shkëlqen për Gjermaninë U16 habit botën

Ai ka shënuar 13 gola në pesë ndeshje për Borussia Dortmundin U-17

Babai i një 12-vjeçari që ka shënuar tre gola në dy ndeshje U-16 për Gjermaninë ka refuzuar dyshimet se mosha e djalit të tij është e rreme.

I linduri në Kamerun, Youssoufa Moukoko, debutoi me gol ndaj Austrisë të hënën, ndërsa shënoi edhe dy të tjera në fitoren e së mërkurës 2 me 1.

Ai ka shënuar 13 gola në pesë ndeshje për Borussia Dortmundin U-17.

“Menjëherë pas lindjes, e regjistrova në ambasadën gjermane në Yaounde”, ka thënë babai i tij Joseph. “Kemi certifikatë të lindjes gjermane”.

Sipas certifikatës së lindjes, Moukok u lind më 20 nëntor, 2014.

Ka pasur shumë diskutime së fundmi lidhur me moshën e talentit, por Federata e Futbollit në Gjermani ka thënë se gjithçka me dokumentet është në rregull.

“DFB tashmë ka pasur disa diskutime intensive me Dortmundin. Nuk ka dyshime për korrektësinë në moshën e futbollistit”, thuhet në njoftim të federatës.

Sipas rregullave të DFB-së, Moukoko nuk ka të drejtë të luajë në Bundesligë deri në moshën 17-vjeçare.