Sport

120 transaksione të dyshimta në FIFA

Hetuesit zviceranë janë duke zhvilluar hetime për më shumë se 120 transaksione të dyshimta në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), raporton AFP, përcjell albinfo.ch.

Hetimi është një vazhdim i skandalit të korrupsionit, për të cilën kryetarët e FIFA dhe UEFA ishin  suspenduar për 90 ditë. Në vitin 2011, FIFA kishte paguar dy milionë dollarë Mishel Platinin, në kohën kur ai ishte këshilltar i Sepp Blatterit, ndërkohë thuhet të mos ketë asnjë dokument të pagesës.

Gjithashtu Prokuroria e Zvicrës po heton Blatterin për shkak të skandaleve të korrupsionit në FIFA.