Integrimi

13 shqiptarë, kandidatë për Kuvendin e të Huajve të Munihut

Deri më tani përfaqësimi ynë në krahasim me komunitetet tjera si: grek, serb, turk etj. ka qenë shumë i vogël, kur dihet se si komunitet, jemi të shumtë në numër

Nesër, më 22 01 2017 (e dielë), në Munih mbahen zgjedhjet për Kuvendin e të Huajve (Migrationsbeirat). Për këtë kuvend mund të kandidojnë vetëm personat që kanë shtetësi të huaj jogjermane. Po ashtu në zgjedhjet për të kandiduarit mund të marrin pjesë ekskluzivisht të huajt që e kanë arritur moshën për të votuar (18 vjeçarë).

Prandaj bashkatdhetarët tanë me qëndrim në Munih e kanë rastin të votojnë për kandidatët e tyre shqiptarë, me që këta do t’i përfaqësojnë si diasporë. Deri më tani përfaqësimi ynë përkrah komuniteteve tjera si: grek, serb, turq etj. ka qenë shumë i vogël, kur dihet se si komunitet, jemi të shumtë në numër.

Për kuvendin e të huajve kandidojnë 13 shqiptarë, të cilët janë: Deli Balidemaj, Behare Dinaj, Ismailhaki Selmani, Laura Lajqi, Fadil Lumi, Lendita Musliji, Etem Meta, Ferdane Alidemi, Nexhat Gashi, Hateme Morina, Mislim Berisha, Majlinda Kafexholli dhe Blerim Lajqi.

M.K.