Lajme

13 vjeçari gjen thesarin e vikingëve

Historia tingëllon si përallë: me shekuj ishte fshehur një thesar me monedha argjendi në ishullin Rügen, derisa në fund zbulohet nga arkeologët. Gërmimet janë kryer në një fushë 400 metra katrorë ku kishte sunduar mbreti legjendar danez Harald Blauzahn (910-987), shkruan bild.de.

Zbuluesi i thesarit të çmueshëm të vikingëve është nxënësi Luca Malashnitshenko (13) dhe Rene Schön, që ka hobi arkeologjinë.

Fillimisht 14 vjeçari kishte gjetur gjurmët, por mendoi se metalet e gjetura janë të pavlera. Kjo ndodhi në janar 2018.

“Thesari i gjetur është më i madhi i gjeturi në një tokë të vetme në pjesën jugore të hapësirave të Detit Lindor,” tha arkeologu Michael Schirren.