Bota

13-vjeçarja shënon rekord: Dhuron organe për tetë persona

Jemima Layzell nga Somerseti i Anglisë, që vdiq më 2012, kishte dhuruar zemrën, pankreasin, mushkëritë, veshkat, zorrën e vogël dhe mëlçinë

Një 13-vjeçare që ka vdekur nga një sëmundje në tru ka arritur një rekord duke ndihmuar tetë persona, përfshirë pesë fëmijë, përmes dhurimit të organeve.

Jemima Layzell nga Somerseti i Anglisë, që vdiq më 2012, kishte dhuruar zemrën, pankreasin, mushkëritë, veshkat, zorrën e vogël dhe mëlçinë.

Prindërit e saj kanë thënë se ajo ishte shumë e mençur, e dashur dhe kreative dhe do të ishte shumë krenare për këtë veprim.

Sipas institucioneve, deri tani asnjë donator nuk ka ndihmuar kaq shumë njerëz.

Zemra e saj, zorra dhe pankreasi u transplantuan në tre njerëz të ndryshëm, ndërsa dy morën veshkat e saj. Mëlçia u nda dhe u transplantua në dy njerëz tjerë dhe dy mushkëritë u transplantuan në një pacient.

Zakonisht, një donacion rezulton në 2.6 transplante, ndërsa numri tetë është shumë i pazakontë, përcjell Albinfo.

Nëna e Jemimas, Sophy Layzell ka thënë se ata e dinin që vajza e tyre do të dhuronte organet sepse e kishin folur për këtë disa javë para vdekjes, kur një i afërm i tyre kishte vdekur në një aksident.