CH-Ballkani

13 vjet në burgjet serbe, krenar me UÇK-në, i zhgënjyer me politikanët

Anton Lekaj qëndroi 13 vjet në burgjet e Serbisë. Ai ishte dënuar për shkak se kinse ka kryer krime lufte në Kosovë, derisa ishte pjesëtar i UÇK-së

Anton Lekaj qëndroi 13 vjet në burgjet e Serbisë. Ai ishte dënuar për shkak se kinse ka kryer krime lufte në Kosovë, derisa ishte pjesëtar i UÇK-së.

Lekaj mbajti 13 vjet burg, derisa më në fund është afër familjes së tij. Ai për “Tribuna Channel” ka rrëfyer periudhën e izolimit në Beograd, por duke theksuar se në tërë këto vite nuk është keqtrajtuar nga askush.

Ai ka thënë se është krenar që ka qenë ushtar i UÇK-së, por shumë i zhgënjyer me klasën udhëheqëse në Kosovë, sepse nuk kanë bërë asgjë për të nxjerrë atë nga burgu, përcjell albinfo.ch.

Anton Lekaj ishte arrestuar në Podgoricë në gusht të vitit 2004.