E-Diaspora

145 km në orë në tunel, shqiptari mund të dënohet me 15 muaj burg

Personi në fjalë mund të dënohet me deri 15 muaj burg dhe me një gjobë prej 1500 frangash

Në tunelin Sonnenberg ku lejohej shpejtësia maksimale prej 80 kilometrash në orë, një shtetas shqiptar i moshës 48 vjeçare ka zhvilluar me makinën e tij një shpejtësi prej 145 kilometrash në orë. Për këtë tejkalim shpejtësie që ka ndodhur në vitin 2015, ai do të përgjigjet para Gjykatës së Krimeve në Lucern, shkruan zentralplus.ch.

Prokuroria Publike e Lucernit e ka paditur atë duke iu referuar rrezikshmërisë që paraqet ngasja kaq e shpejtë sidomos në tunel, shrkuan albinfo.ch. Personi në fjalë mund të dënohet me deri 15 muaj burg dhe me një gjobë prej 1500 frangash.

Deri në shqiptimin e dënimit, për të akuzuarin vlen prezumimi i pafajësisë.