Bota

15 refugjatë sirianë vdesin të ngrirë nga stuhia e borës

Zyrtarët e mbrojtjes civile në Liban kanë gjetur trupat pasi u ishte thënë se një grup refugjatësh po ka probleme afër Masnaas

15 refugjatë sirianë – përfshirë fëmijë – janë gjetur të vdekur pasi ishin ngrirë teksa tentonin të kalonin kufirin drejt Libanit përmes maleve.

13 trupa u gjetën të premten dhe dy të tjerë të shtunën pasi kjo pjesë u godit nga një stuhi e madhe bore.

Zyrtarët e mbrojtjes civile në Liban kanë gjetur trupat pasi u ishte thënë se një grup refugjatësh po ka probleme afër Masnaas.

Sipas medieve lokale, grupi ishte lënë aty nga kontrabanduesit. Dy kontrabandues janë arrestuar, transmeton Albinfo.ch.

Shumë refugjatë janë shpëtuar, përfshirë një djalë të ri që u gjet i vetëm.

Grupi ishte duke marrë rrugën e njëjtë me mijëra refugjatë sirianë që po ikin nga lufta në vendlindje.

Libani ka pranuar gati një milionë sirianë që kur ka nisur lufta më 2011.