Bota

15 shtete evropiane të prekura nga skandali i vezëve

Vezët, që kryesisht vijnë nga Holanda, është gjetur se kanë Fipronil, një substancë që përdoret për të mbytur morrat dhe rriqrat nga kafshët

15 shtete të Bashkimit Evropian si dhe Hong Kongu dhe Zvicra kanë pranuar vezë të kontaminuara me insekticidin Fipronil, ka njoftuar Komisioni Evropian.

Komisioni do të mbajë një takim me ministra dhe rregullatorët më 26 shtator.

Shefi për siguri ushqimore ka kërkuar nga shtetet që të ndalojnë “fajësimin dhe drejtimin e gishtit” ngaa njëra-tjetra, shkruan BBC.

Vezët, që kryesisht vijnë nga Holanda, është gjetur se kanë Fipronil, një substancë që përdoret për të mbytur morrat dhe rriqrat nga kafshët. Kjo substancë është e ndaluar që të përdoret në industrinë ushqimore.

Ky instekticid dëmton veshkat, mëlçinë dhe gjëndrën tiroide, nëse konsumohet në sasi të mëdha.