Bota

15 të vdekur dhe 20 të zhdukur nga uragani “Maria”

Uragani “Maria” po shkatërron gjithçka ‘që i del para saj’. Pasi goditi Porto Rikon, ky uragan ka goditur edhe ishullin e Dominikës, duke lënë 15 të vdekur dhe rreth 20 të zhdukur, raporton “BBC”.

Kryeministri i ishullit, Rusvelt Skerrit gjatë një fjalimi emocional është shprehur se është mrekulli, që nuk ka pasur me qindra të vdekur, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri ka shtuar se kanë përjetuar një ‘tmerr’, derisa theksoi se kanë nevojë nga e gjithë bota.

Shtëpitë janë rrafshuar, shkollat janë shkatërruar, telekomunikimet janë ndërprerë dhe spitali kryesor i ishullit ende nuk ka energji elektrike.

Gjendja edhe sipas mediave ndërkombëtare është shumë e rëndë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=vV63vSt_uKA