Bota

150 euro gjoba nga një tetori, kush bart burka në Austri

Ministria e Brendshme e Austrisë njoftoi se pjesëtarët e policisë do të zhvillojnë një fushatë për të njoftuar qytetarët për ndalimin e mbajtjes së burkave. Ndalimi hyn në fuqi më 1 tetor.

Policia në qytete dhe aeroporte do të shpërndajë broshura, në të cilat në gjermanisht, anglisht, turqisht e arabisht shpjegojnë përmbajtjen e ligjit, i cili ka shkaktuar polemika në vend.

Në rast të mospërputhjes me këtë ndalesë, policia do të shkruajë gjoba në shumë prej 150 eurosh dhe nëse dikush vazhdon të refuzojë ta zbulojë personin, ai do të dërgohet në një stacion policor.

Ndalimi për mbajtjen e fytyrës së një personi në Austri do të zbatohet në të gjitha vendet publike, duke përfshirë të gjitha mjetet e transportit publik.