Integrimi

16 vjet burg për dy shqiptarët, bosët e kokainës në Londër

Ardit Dushaj 30-vjeçar është dënuar me dhjetë vite burg, derisa Ariston Marku 23-vjeçar është dënuar me gjashtë vjet

Dy shqiptarë janë dënuar në Londër me 16 vjet burg, pasi janë shpallur fajtorë si kontrolluesit e rrjetit të drogës në kryeqytetin britanik, shkruan ‘cityoflondon.police.uk’.

Ardit Dushaj 30-vjeçar është dënuar me dhjetë vite burg, derisa Ariston Marku 23-vjeçar është dënuar me gjashtë vjet, përcjell albinfo.ch.

Ata ishin të akuzuar se kontrollonin një rrjet të drogës të cilësisë A. Marku ishte arrestuar më 10 gusht të vitit të kaluar, derisa Dushaj më 28 korrik.

Shqiptarët para trupit gjykues kanë deklaruar se nuk konsumatorë të kokainës, megjithatë kanë pranuar përfshirjen e tyre në kontrollin dhe shpërndarjen e kokainës.