Kosova

164 milionë euro ndihma për Kosovën

Në vitin 2016, 164 milionë euro i kanë dhuruar Kosovës për ndihma të ndryshme, në sektore të ndryshme.

Megjithatë, pavarësisht kësaj shume, ambasadorët e shteteve që konsiderohen mike të Kosovës, thonë se ende ka shumë për të përmirësuar gjendjen në Kosovë, raporton “Klan Kosova”.

Në forumin e nivelit të lartë të organizuar nga Ministria e Integrimeve u kërkua më shumë punë në sistemin e drejtësisë, përcjell albinfo.ch.

Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se prioritet duhet të jetë fusha e drejtësisë, derisa ajo në vazhdimësi kërkon hartimin e një koncept dokumenti për suspendimin e zyrtarëve që kanë aktakuza.