Kosova

Më 17 dhjetor do të rivotohet në Istog

Komisioni Qendror Zgjedhor sot vendosi që të marrë masën e rivotimit, meqë LDK-ja ankohej se AAK e ktheu rezultatin duke manipuluar me votat me postë

Qytetarët e Istogut do të votojnë për herë të tretë në zgjedhje lokale me 17 dhjetor, pasi që raundi i balotazhit, ku në garë ishin Haki Rugova i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u anulua për shkak të parregullsive të evidentuara, sidomos nga votat me postë.

Komisioni Qendror Zgjedhor sot vendosi që të marrë masën e rivotimit, meqë LDK-ja ankohej se AAK e ktheu rezultatin duke manipuluar me votat me postë.

Fushata për këtë raund zgjedhor është caktuar të mbahet nga 11 deri me 15 dhjetor.

KQZ-ja ka njoftuar se për votat me postë do të kërkohet të dëshmohet vendbanimi, të ketë një numër telefoni të verifikueshëm dhe gjithashtu një email adresë. KQZ thekson se do të jetë një kohë e caktuar e verifikimit të votave nga diaspora.