Bota

17 të vrarë në një shkollë në Florida

Së paku 17 veta kanë vdekur deri më tani pas një 19 vjeçar kishte hapur zjarr në kampusin e një shkolle në Parkland të Florida në SHBA.

Lajmin për vdekjen e nxënësve e ka konfirmuar policia, raporton BBC.

I dyshuari që kë kryer këtë krim është identifikuar si Nikolas Cruz, një ish-nxënës i shkollës i cili është përjashtuar, përcjell albinfo.ch.

Pas intervenimeve të policisë menjëherë pas sulmit nxënësit kanë qenë të detyruar që të fshiheshin në ndërtesën e shkollës.

Sulmi në Florida është më vdekjeprurësi në një shkollë në SHBA që prej atij në Connecticut në vitin 2012 ku kishin vdekur 26 nxënës.