Jeta në Zvicër

18-vjeçari zviceran vozit 280 kilometra në orë me BMW në Gjermani

Një shofer është ndaluar të dielën në Gjermani, i cili ishte duke ardhur nga Zvicra. Ai ishte duke vozitur 280 kilometra në orë, kurse shpejtësia e lejuar ishte 120 km/h, përcjell albinfo.ch.

18-vjeçari është lejuar që të vazhdojë rrugën e tij, derisa do të duhet të paguajë vetëm 800 franga, raporton ‘Blick’.

Ngjarja ndodhi të dielën në ora 15:52 kur ai ishte duke vozitur me BMW-në e tij 280 kilometra në orë, derisa njoftohet se është nga kantoni i Baselland.

Derisa në Zvicër dënimet janë shumë të ashpra, madje rrezikon edhe burgun me shpejtësi ekstreme, në Gjermani shpëton vetëm me një gjobë, kështu që ai është lënë të vazhdojë rrugën.

Dënimi gjithashtu mund të ndryshojë në bazë të rastit, veçanërisht nëse bën shkelje të qëllimshme.