Shkurt.ch
19 vjeçari përgatiti një masakër në shkollën e Tessinit
Një nxënës nga Tessini akuzohet se ka përgatitur një masakët në shkollën e Bellinzona. Sipas medias lokale RSI, 19 vjeçari vuante nga sëmundjet psikologjike. Në Klinikën e Mendrisio ai nuk ka pranuar akuzat dhe ka thënë se nuk ka dashur të vrasë njeri, përcjell albinfo.ch.
F.R. është zbuluar falë një fotoje në Instagram, ku ka dalë me një kalashnikov në krahë.
Më shumë se 20 pistoleta të sekuestruara
Sipas mësuesve 19 vjeçari me inicialet F.R. vlente si nxënës i shkëlqyeshëm dhe së fundi kishte marrë edhe një çmim. F. ndjekte një shkollë biznesi, por kishte pasur disa probleme për shkak edhe të sëmundjeve psikologjike. Hetimet thonë se pikërisht këto sëmundje psikologjike mund të kenë shtyrë F.R. për të përgatitur një masakër në shkollë. Policia ka sekuestruar në shtëpinë e tij 20 pistoleta.
Shokët e tij të klasës janë të shokuar për lajmet rreth tij. Gjithkund rreth shkollës vërehen forcat policore, ndërsa udhëheqësia e shkollës ka një takim sot me nxënësit. Drejtori Adriano Agustoni nuk ka dashur të komentojë rastin për mediat. Motivet janë akoma të paqarta.
19 vjeçari tani ndodhet në paraburgim.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën