Shkurt.ch

2 miliardë për rrjetin rrugor

Për ndërtimin dhe zgjerimin e rrjetit të rrugëve nacionale është paraparë një shumë sa dyfishi i të parës gjegjësisht 1.24 miliard franga

Në vitin 2015 Qeveria e Zvicrës planifikon të investojë rreth dy miliardë franga për rrjetin nacional të rrugëve. Ky investim në kuadrin e programeve të ndërtimit është miratuar nga departamenti federal i trafikut, “Uvek”.

Nga shuma e përmendur, vetëm për segmente të reja rrugore janë paraparë 630 milionë franga. Ndërkaq për ndërtimin dhe zgjerimin e rrjetit të rrugëve nacionale është paraparë një shumë sa dyfishi i të parës gjegjësisht 1.24 miliard franga, shkruan srf.ch. Ndërkaq, për zgjerimin e  segmenteve të mangëta do të përdoren 75 milionë franga.

Në kuadrin e segmenteve të reja, për kantonin e Bernës jepen 207 milionë franga, për atë të Valisit 260 milionë, për kantonin Jura 81 milionë, për Graubünden-in 22 milionë franga etj.

Në programin për ndërtime të reja si në atë A9 në Valisin e Epërm do të vazhdojë puna me projektet që janë duke u zhvilluar.