Bota

20 shtëpi digjen nga zjarri në Kaliforni

Zjarri nga temperaturat e larta në Kaliforni ka shkatërruar 20 shtëpi e shumë të tjera ka lënë pa energji elektrike.

Temperaturat e larta kanë bërë që 20 shtëpi në Kaliformi të marrin flakë.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, nëse do të binin temeraturat do të sjell lehtësim për zjarrëfikësit që po luftojnë zjarrin që ka përfshirë Kaliforninë.

Rënie të temperaturave nuk do të ketë deri në fund të javës së ardhshme.

“Duke filluar nga e hëna, do të kemi një rënië të ngadaltë. Sot do të jetë një ditë e nxehtë dhe e thatë”, tha Jim Hayes.

Në Santa Barbara banorët kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shkatërrimit të 20 shtëpive.

Gjatë kësaj kohë banorët janë evakuuar, rreth 2 mijë njerëz janë larguar nga shtëputë e tyre e mijëra të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike.