Shkurt.ch
2000 gjenevas demonstrojnë për qytetin e tyre dhe kundër grabitjes së tij nga bankat
Në parakalim kanë marrë pjesë veçanërisht shumë të rinj. Marshimit i është bashkuar nga fundi edhe kryebashkiaku i Gjenevës, Remy Pagani
Nën moton “Një qytet për të gjithë”, sot në Gjenevë kanë demonstruar rreth 2000 persona. Ata janë ngritur për të kundërshtuar spekulimet e patundshmërive që kanë për pasojë përjashtimin e migrantëve nga qendra e qytetit. Veç kësaj ata kanë kërkuar banesa të pagueshme si dhe hapësira alternative banimi dhe jetese, shkruan srf.ch.
Demonstratën e kanë shpallur më shumë se 30 organizata të ndryshme. Në parakalim kanë marrë pjesë veçanërisht shumë të rinj, bën të ditur Agjencia e Lajmeve e Zvicrës SDA. Marshimit i është bashkuar nga fundi edhe kryebashkiaku i Gjenevës, Remy Pagani, i cili ka bartur një transparent të shoqatës “Solidarites”.
Ndër tranparentet që bartnin demonstruesit binin në sy ato me mbishkrimet si “Qyteti ynë-lagjet tona”, “Jo lagje të bankave “ etj.
Gjatë demonstrimit ka pasur edhe shpërthim mjetesh piroteknike që shpërndajnë tym në ngjyra të ndryshme.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike