Bota
201 milionë të papunë në gjithë botën
Sipas një raporti të ILO, në vitin 2019 pritet që në botë të ketë 212 milionë njerëz të papunë, që është numër për 11 milionë më i madh se numri aktual
Shkalla e papunësisë në nivel planetar po tregon një trend ngritjeje, trend i cili pritet të vazhdojë me po këtë ritëm edhe në vitet në vijim. Sipas një raporti të bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), në vitin 2019 pritet që në botë të ketë 212 milionë njerëz të papunë, që është numër për 11 milionë më i madh se numri aktual i të papunëve (201 milionë).
Që nga fillimi i krizës globale të vitit 2008 në gjithë botën janë shuar më shumë se 60 milionë vende pune, raporton ILO. Më së shumti janë prekur nga shuarja e vendeve të punës dhe nga papunësia në përgjithësi, të rinjtë e moshave 15 deri 24 vjeçare, shkruan srf.ch. Krahas rritjes së shkallës së papunësisë është rritur edhe pabarazia në paga, në të gjitha nivelet.
Sipas vlerësimit të organizatës së përmendur, kjo shkallë papunësie dhe pabarazie zbeh besimin në qeveritë e vendeve përkatëse. Dhe kjo fsheh në vete edhe rrezikun për trazira të mundshme sociale.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor