Sport

Zvicra e shqiptarëve barazon me pesë herë kampionët e botës

Zvicra ka barazuar me Brazilin me rezultat 1:1 në kuadër të Grupit E të Kampionatit Botëror, shkruan albinfo.ch.

Brazili kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 20-të me një super gol të Coutinhos, derisa për Zvicrën barazoi Zuber me kokë, pas asistimit të Xherdan Shaqirit nga goditja e këndit.

(KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Për Zvicrën nga fillimi luajtën Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili. Behrami u ndërrua në minutën e 70-të për shkak të një lëndimi, derisa më herët ishte ndëshkuar me karton të verdhë.

Mesfushori shqiptar zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, duke ndaluar për mrekulli Neymarin, i cili është futbollisti më i shtrenjtë në planet me 222 milionë euro. Në tribuna për të përkrahur Behramin ishte edhe e dashura e tij, Lara Gut dhe babai i tij, Ragip Behrami.

Keystone

Takimi tjetër i këtij grupi ndërmjet Kosta Rikës dhe Serbisë kishte përfunduar me fitoren e ballkanasve 1:0.

(KEYSTONE/Laurent Gillieron)

https://www.dailymotion.com/video/x6m3x9r

https://www.dailymotion.com/video/x6m3z51