Uncategorized

Gjermania fiton në frymën e fundit

Gjermania në ndeshjen e ardhshme do të ndeshet me Korenë Jugore, kurse Suedia me Meksikën

Gjermania ka mundur Suedinë me rezultat 2:1 në Kampionatin Botëror në Rusi, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Toivonen për Suedinë, derisa gjermanët kishin humbur shumë raste në fillim të takimit. Ai realizoi në minutën e 32-të, duke kaluar suedezët në epërsi.

Gjermania e filloi furishëm pjesën e dytë, dhe pas tre minutave Reus barazon për 1:1.

Golin e fitores për Gjermaninë e ka shënuar Toni Kroos në minutën e 95-të të ndeshjes, disa sekonda ka përfunduar takimi me një gjuajtje të fuqishme nga rreth 15 metra.

Gjermania tani ka tre pikë, aq sa Suedia, derisa Meksika është e para me gjashtë pikë.

Gjermania në ndeshjen e ardhshme do të ndeshet me Korenë Jugore, kurse Suedia me Meksikën.

Në takimet tjera të ditës së sotme, Meksika ka mundur Korenë Jugore me rezultat 2:1, kurse Belgjika mposhti Tunizinë me rezultat 5:2.

https://www.youtube.com/watch?v=3AgkcWwGoHQ

 

https://www.youtube.com/watch?v=CZ_V9efUfSU

https://www.youtube.com/watch?v=NqN4r5h_FOk