Sport

21 : 0, në ndeshjen rekord në Zvicër, shkëlqen Liridon Mulaj me 6 gola!

Protagonist ka qenë një shqiptar: Liridon Mulaj , 18 vjeçar ka shënuar 6 gola, duke u bërë kështu golashënuesi numër një i ndeshjes

70 vjet rresht, si rekord golash në një ndeshje futbolli në Zvicër është konsideruar rezultati 18 : 0 që NLA-Klub Grenchen e kishte shënuar në ndeshjen kundër FC Tavanes, shkruan likemag.com. Por, në fundjavën e kaluar, ky rekord tashmë i takon të kaluarës. Klubi i njohur Xamax i Neuchatel-it, që bën gara në Challenge League (ka luajtur gjatë kohë edhe në superligë), ka mundur me rezultatin 21 : 0, klubin e ligës së pestë,US Montfaucon, transmeton albinfo.ch.

Në fund të pjesës së parë të lojës rezultati ishte 10 me 0 ndërsa 9 minuta para përfundimit, tashmë ishte kaluar rekordi i para 70 viteve.

Edhe në këtë spektakël, si në shumë ndeshje tjera futbolli në Zvicër, protagonist ka qenë një shqiptar: Liridon Mulaj , 18 vjeçar ka shënuar 6 gola, duke u bërë kështu golashënuesi numër një i ndeshjes.