Jeta në Zvicër

230 njerëz humbën jetën në trafik në Zvicër

Në Zvicër gjatë vitit 2017 kanë humbur jetën 230 persona  aksidente komunikacioni, 14 më shumë se më 2016.

Më shumë vdekje ishin veçanërisht në aksidente me biçikleta, shkruan albinfo.ch.

Megjithatë, në trendin afatgjatë, numri i aksidenteve vazhdon të bjerë. Në vitin 2013 ishin 39 njerëz më shumë që kishin humbur jetën në rrugët zvicerane se në vitin 2017. Zyra Federale për Rrugët (Astra) njoftoi për numrat në rënie të lëndimeve të rënda: 3654 vitin e kaluar, nga 4,129 më 2013.

Rritja e numrit të viktimave të trafikut në krahasim me vitin e kaluar është kryesisht e lidhur me aksidentet që përfshijnë automjete me dy rrota. Numri i motoçiklistëve që u aksidentuan për vdekje nga 8 në 51, ato të çiklistëve që kishin humbur jetën nga 6 deri në 30.