Bota

24-vjet në kërkim të së bijës

Një kinez është bashkuar me të bijën e tij, pasi 24 vjetëve. Vang Ming-king madje ishte bërë taksist në qytetin Chengdu, me shpresë që një ditë do të hasë në të bijën e tij si udhëtare. Ajo e kontaktoi babanë e saj pas një postimi në rrjetet sociale, të cilin e kishte lexuar rreth tij.

Familja u takua javën e shkuar. E tregimi i jashtëzakonshëm është përhapur përtej Kinës. Sipas intervistave të dhëna, vajza ishte zhdukur kur kishte vetëm 3 vjet. Babai i vajzës ishte shitës perimesh në një treg dhe papritur kuptuan që vajza e tyre u zhduk. Më në fund, pas një skeçi të shpërndarë të policisë, një grua, Kang Ying, në anën tjetër të shtetit, ishte e tronditur kur zbuloi se gruaja në fotografi mund të ishte ajo, përcjell albinfo.ch.

Pasi kontaktoi me Vang zbuloi se ka shumë ngjashmëri me të bijën e tij të zhdukur, përfshirë një vragë në ballë. Pas testit të ADN-së këtë herë pozitiv Vang bashkoi familjen e tij.  Vang takoi të bijën e tij kur kjo e fundit erdhi së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët në Chegdu.