Shkurt.ch

240 fëmijë refugjatë janë zhdukur në Zvicër

Është një fat tragjik i qindra fëmijëve të refugjatëve në dy vjetët e fundit. Të gjithë vetëm, pa familjet e tyre, kishin udhëtuar për në Evropë – tani nuk kanë lënë asnjë gjurmë.

Sipas autoritetit të policisë evropiane „Europol“, më shumë se 10.000 fëmijë të pashoqëruar refugjatë janë zhdukur në vendet evropiane në 24 muajt e fundit.

Pjesë e kësaj është edhe Zvicra.  Siç ka raportuar “10vor10”, në katër vjetët e fundit në këtë vend janë zhdukur një total prej 240 azilkërkuesish të vegjël.

Vetëm vitin e kaluar, sipas Sekretariatit të Shtetit për Migrim, 76 fëmijë të pashoqëruar kanë kërkuar azil në Zvicër. Kjo është pothuajse dy herë më shumë se në vitin 2014 (47). Shumica prej tyre gjatë procedurave të azilit janë zhdukur.

Organizatat që ndihmojnë refugjatët shprehin shqetësimin në lidhje me këtë zhvillim.

“Secili prej këtyre rasteve është një tragjedi njerëzore dhe e papranueshme”, ka thënë një zëdhënës i tyre për “10vor10”, përcjell albinfo.ch.