Jeta në Zvicër
240 fëmijë refugjatë “të zhdukur” për 4 vjet në Zvicër
Europoli thotë se nuk është e vërtetë se të gjithë fëmijët e zhdukur kanë rënë viktima të kriinelëve. Shumë prej tyre ndërkohë janë strehuar te të afërmit e tyre
Gjatë katër viteve të fundit në Zvicër është njoftuar për zhdukjen e 240 fëmijëve të refugjatëve. Ndërkaq bëhet e ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë ikur si refugjatë pa përcjellje (të pashoqëruar nga prinderit ose të rriturit tjerë) 76 të mitur, njofton emisioni 10vor10 i trransmetuesit publik srf.
Dhe ky numër është pothaujse dyfishi i atij të vitit 2014, kur ishin gjithsej 47 persona të moshës jo madhore të cilët në ndonje mënyrë të padokumentuar janë «zhdukur» nga Zvicra, transmeton albinfo.ch. Shumica prej tyre këtë e kanë bërë në kohën s aka qenë duke rrjedhur procedura e azilit.
Organizata qe mbron refugjatët «Flüchtlingshilf» është shprehur e shqetësuar me këtë zhvillim. «Secili nga këto raste është tragjedi njerëzore dhe si e tillë, e papraueshme, përcjell albinfo.ch. Politika duhet të ndërmarrë më shumë që fëmijëve t`u rritet besimi në sistemin e azilit», ka thënë një përfaqësues i saj.
Sekretariati Shtetëror për Migracion dhe Zyra Federale për Migracion nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë problem.
Nga ana tjetër nga Europoli thuhet se nuk është e vërtetë se të gjithë fëmijët e zhdukur kanë rënë viktima të kriminelëve. Shumë prej tyre ndërkohë janë strehuar te të afërmit e tyre.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë