Bota

273 të vdekur, bilanci i tërmetit në Meksikë

Ndërkohë, po vazhdojnë përpjekjet për të kërkuar trupa të tjerë që kanë mbetur nën gërmadha

Meksikën ditë më të parë e goditi një tërmet i fuqishëm, duke lënë të paktën 273 të vdekur, por ky numër mund të rritet, për shkak se ka shumë të zhdukur.

Gjithashtu ky tërmet ka shkaktuar edhe shumë dëme materiale. Ekipet janë duke kërkuar në gërmadha për njerëz tjerë të humbur, shkruan albnfo.ch.

Trupa ushtarake dhe policore janë duke punuar pa ndërprerë për të kërkuar në ndërtesa të rrënua, derisa ishin gjetur 11 fëmijë të gjallë në një shkollë, por 19 të tjerë kishin vdekur, si dhe gjashtë të rritur.

Përpjekjet e shpëtimit kryesohen nga ekipe kërkuesish elitë, të njohur ndryshe edhe si “urithët”, një grup specialistësh i krijuar pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1985 që vrau 10 000 vetë.