Sport

Më 28 nëntor do të luhet ndeshja Zvicër-Shqipëri

Në takimin e parë në Shqipëri kishin fituar vashat nga Zvicra me rezultat 5:1

28 nëntori është Festa e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, dhe si për rastësi, Kombëtarja shqiptare e futbollit te femrat do të jetë mysafire e Zvicrës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, shkruan “football.ch”.

Ndeshja e parë e Zvicrës do të jetë të premten më 24 nëntor në “Lipo Park” në Schaffhausen (ora 19:00) ndaj Bjellorusisë dhe të martën, më 28 nëntor do të luajë kundër Shqipërisë në Biel (ora 19:00), përcjell albinfo.ch.

Zvicra e kishte filluar fushatën e kualifikueseve të Kupës së Botës në shtator me dy fitore, 5:1 ndaj Shqipërisë dhe 2:1 ndaj Polonisë.

Vashat zvicerane kishin dominuar ndaj atyre të Shqipërisë në sfidën e parë. Siç dihet te Zvicra luan futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili.