Bota
3 milionë gjermanë fitojnë sa për të jetuar
Mbi tre milionë gjermanë mezi arrijnë të mbijetojnë në muaj me pagat që fitojnë dhe numri i njerëzve të cilët janë të detyruar për të kursyer për ngrohje dhe ushqim është në rritje, raporton Deutsche Welle.
Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave më 2013, numri i njerëzve që fitojnë mjaftueshëm vetëm sa për të mbijetuar nga 2008 u rrit nga 2.5 në 3.1 milionë.
Të dhënat janë bazuar në hulumtimet e kryera në familje dhe ka gjetur se njerëzit të cilët janë të detyruar të punojnë me paga të ulëta janë detyruar të kursejnë ushqimin dhe ngrohjen. Sipas analizave, rreth 417 mijë nuk ishin në gjendje të sigurojnë ngrohje adekuate, dhe gati 380 mijë nuk kanë arritur të paguajnë qiranë për banesat e tyre.
Çdo i dyti gjerman me pagë të ulët, d.m.th., rreth 1.5 milionë njerëz nuk mund të përballojnë për të shkuar në një pushim javor një herë në vit dhe rreth 600 mijë njerëz e kanë vështirë për të blerë një veturë, sepse nuk kanë të holla.
“Numri i punëtorëve që fitojnë më shumë para nga ndihma e qeverisë për të papunët është alarmant”, thotë presidenti i shoqatës LAS, Ulrike Masher.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër 14 personat humbën jetën në dymbëdhjetë aksidente të veçanta...
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane
-
Çka është letra e referencës që ju nevojitet për nënshtetësinë zvicerane?