Integrimi

3 shqiptaro-zviceranë zgjidhen këshilltarë në Komunën e Ecublens VD

Naser Iseni, Murat Ademi dhe Arianda Zeka nga Partia Socialiste kanë siguruar për herë të parë nga një ulëse në Komunën Ecublens në zgjedhjet për asambletë komunale që u mbajtën të dielën në Kantoniun Vaud.

N. Iseni, me profesion mekanik, ka falënderuar votuesit, sidomos komunitetin shqiptar, që ishin më të mobilizuar për të dalë në votime.
Ai është i 14-ti në listë, me 826 vota.

Për Asamblenë Komunale të Ecublens me Partinë Socialiste (SP) është zgjedhur edhe Arianda Zeka (frizere dhe mësuese, me prejardhje nga Rahoveci), e cila ka fituar 846 vota dhe Murat Ademi (pronar i një restoranti, nga Ferizaj) nga e njëjta parti, i cili ka fituar 840 vota.

Ecublens është qyteti i 10-të i kantonit Vaud. Më herët ishte konsideruar si fshat, ndërsa tash ka marrë primatin e qytetit.

Në këtë komunë, me 13 mijë banorë, jozyrtarisht thuhet të jetojnë rreth 700 banorë shqiptarë.