E-Diaspora

3 vite e 9 muaj burg për kosovarin, pasi goditi me shufër 18 herë në kokë shokun e tij

Pas një zënke të përgjakshme në lokal, në një lagje të Frankfurtit, Gjykata gjermane e ka dënuar një person me tre vite e nëntë muaj burg. Të mërkurën, gjykatësit rastin e kanë vlerësuar si përpjekje për vrasje dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.

Në muajin shkurt të vitit të kaluar, kosovari 30-vjeçar e kishte sulmuar partnerin e tij me të cilin kanë pirë së bashku, me një shufër duke e goditur së paku 18 herë në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Sulmi përfundoi vetëm në momentin që pronari i lokalit ia rrëmbeu shifrën kosovarit dhe ka thirrur policinë.

Gjykata e vlerësoi sulmin si përpjekje për vrasje. I akuzuari është dashur të jetë i vetëdijshëm se një goditje e tillë me shufër ka mundur të përfundojë me vdekjen e viktimës. Kosovari e ka pranuar veprën e kryer.