Integrimi

3 vjet burg për kalimin ilegal të kufirit në Hungari

Qeveria hungareze ka dorëzuar të premten në parlament një projekt-ligj, me të cilin propozon dënimet për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror të saj, duke përfshirë tri vjet burg për personat të cilët kalojnë kufirin me Serbinë.

Projekt-ligji që javën e ardhshme do të debatohet në Hungari parashikon 13 masa që duhet të mundësojnë përballjen më efikase me fluksin e refugjatëve në këtë vend. Qeveria paraqet dënime më të ashpra për njerëzit kontrabandistët në zonat e kalimit të kufijve nga azilkërkuesit.

Hungaria më 31 gusht duhet të përfundojë ndërtimin e gardhit 175 kilometra të gjatë përgjatë kufirit me Serbinë.

Rreth 140.000 persona, shumica e të cilëve po ikin nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme, janë marrë në pyetje nga policia në kufirin hungarez jugor që nga fillimi i vitit 2015, pak më shumë se 10.000 këtë javë.

Ligji i propozuar i jep më shumë kompetenca policisë dhe ushtrisë për të ndërhyrë në situata të krizës. Nëse pranohen nga parlamenti, këto masa duhet të hynjë në fuqi më 15 shtator.