Shkurt.ch

300.000 gjermanë thonë se ndjehen rehat në Zvicër

Me gjithë debatin e përjetshëm mbi armiqësinë e supozuar të gjermanofolësve të Zvicrës, shumica e emigrantëve gjermanë ndjehen të integruar mirë

Shumica e rreth 300.000 gjermanëve që aktualisht jetojnë në Zvicër, ndjehen shumë rehat, shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”.

Vetëm rreth një e treta planifikojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës, përcjell albinfo.ch. Këto shifra janë bazuar në një studim nga Fondacioni Zviceran Kombëtar i Shkencës (NSF), i cili analizon për herë të parë motivimin dhe objektivat e emigrantëve gjermanë në Zvicër që nga viti 2002.

Arsyet kryesore të përmendura për mirëqenie të gjermanëve në Zvicër janë: situata profesionale, paga, standardet më të larta të jetesës dhe stabiliteti ekonomik.

Me gjithë debatin e përjetshëm mbi armiqësinë e supozuar të gjermanofolësve të Zvicrës, shumica e emigrantëve gjermanë ndjehen të integruar mirë, të paktën kështu përfundon studimi i lartpërmendur.